top of page
Search

Biskota tërshëre me mjalt

  • Atidra
  • Jan 19, 2021
  • 1 min read

Përbërësit:

  1. 3 filxhan çaji tërshër (të bluar imët)

  2. 1+ 1/2 filxhan çaji miell

  3. 1/2 filxhan çaji mjaltë

  4. 120 gr gjalp në copëza

  5. 2 vezë

  6. 1 vanilje



  1. 1 lugë kafe sodë

  2. 1/2 lugë kafe kripë

  3. Reçel sipas dëshirës


Në një tas rrahim me mikser, gjalpin, vezët dhe mjaltin. Ndërkohë në një tjetër tas përziejmë mirë tërshërën e bluar imët, me miellin, sodën, vaniljen dhe kripën. Më pas i shtojmë me kujdes tek tasi që kemi vezët me gjalpin dhe mjaltin dhe vazhdojmë përzierjen deri sa të kemi perfituar një masë brumi. Në një tepsi të ceket, vendosim përsipër letër pjekjeje. Vendosim furrin të ngrohet në temperaturën 200- 220 gradë celcius.

Marrim një masë brumi (mund të përdorni cfarë mase dhe forme t'ju pelqejë), unë llogarita 1 luge gjelle përafërsisht, dhe formojmë një biskotë të vogël të rrumbullaktë dhe e vendosim mbi tepsi. Vazhdojmë në këtë mënyrë deri sa të mbushet tepsia. Duhet të kemi parasysh që biskotat të kenë të paktën 2 cm largësi nga njëra-tjetra. I pjekim biskotat për 15 minuta, dmth deri sa të kenë marrë ngjyrë. I lëmë të ftohen dhe i shërbejmë sipas dëshirës. Mund ti konsumojmë siç janë ose me reççel sipas shijeve tuaja.

Ju bëfshin mirë!



 
 
 

Comments


Post: Blog2_Post

©2021 by Homemade by Mamma. Proudly created with Wix.com

bottom of page