top of page
Search

Makarona elb me fruta deti!

  • Atidra
  • Mar 29, 2021
  • 1 min read

Përbërësit:

  1. 250 gr makarona elb

  2. 450-500 gr fruta deti të ngrira

  3. 1 kungull jeshil

  4. 1 qepë

  5. 1 thelb hudhër

  6. 1/2 gotë verë të kuqe

  7. 1 domate pa lëkurë

  8. 1 kuti konservë domate e coptuar

  9. 700 ml ujë të ngrohtë (ose lëng perimesh, ose lëng nga kokat e karkalecave)

  10. 1 tufë majdanoz

  11. 4-5 lugë gjelle vaj ulliri

  12. kripë, piper sipas dëshirës

  13. 1 lugë kafe sheqer


Vendosim tenxheren në zjarrë dhe hedhim në të vajin e ullirit. Sapo të ngrohet hedhim qepën dhe hudhrën, të cilat i kemi prerë të vogëla dhe i skuqim pak. Më pas presim në kubikë të vegjël kungullin dhe e shtojmë tek tenxheria. Coptojmë domaten sa më shumë të mundemi (mund ta bëjmë dhe në rende) dhe e hedhimm në tenxhere. Vazhdojmë kavërdisjen për 3-4 minuta dhe më pas shtojmë makaronat elb. Kavërdisim për 2-3 minuta, duke përzier vazhdimisht, dhe shtojmë verën. E lëmë deri sa të avulloj alkoli dhe shtojmë konservën e domates, ujin e nxehtë (ose lëngun e perimeve, ose kokave të karkalecave), kripën, piperin dhe sheqrin. Vendosim kapakun dhe e lëmë të ziejë për 10 minuta (duke e përzierë vazhdimisht). Pas 10 minutave shtojmë në tenxhere frutat e detit (të cilat i kemi shkrirë më parë) dhe vazhdojmë zierjen për 5- 7 minuta të tjera. Fikim zjarrin dhe hedhim majdanozin e grirë. Përziejmë mirë dhe e lëmë për 10 minuta para se ta servirim.

Ju Bëftë Mirë!


KESHILLA.

Frutat e detit (ashtu si cdo gjë e ngrirë ) duhet të shkrijnë për të paktën 12 orë në frigorifer tek pjesa e mirëmbajtes (jo ngrirja).

Kur përdorim domate ose salcë domateje, gjithmonë shtojmë sheqer, që të "zhdukim" adhtësinë e domates.


 
 
 

Comments


Post: Blog2_Post

©2021 by Homemade by Mamma. Proudly created with Wix.com

bottom of page