Limonatë shtëpie
- Atidra
- Feb 28, 2021
- 1 min read
Përbërësit:
700 ml lëng i freskët limoni
500 gr sheqer
200 ml ujë
Lëkurën e 4 limonave
2 dega nane (nenexhik) të freskët
Shtrydhim limonat dhe kujllojmë lëngun me një kulluese shumë të hollë( sitë që përdorim për miellin ose sheqerin pluhur) që të mos ngelen copëza nga limoni.
Në një tenxhere vendosim ujin, sheqerin, lëkurën e limonave dhe degat e nanesë. I vendosim në zjarrë dhe sapo të vlojë shtojmë dhe lëngun e limonit. Vazhdojmë zierjen derisa masa e përftuar të vlojë sërisht. Sapo të vlojë e fikim zjarrin dhe vendosim kapakun.
Nqs dëshironi ta konsumoni brënda një kohe të shkurtër, lëreni të ftohet mirë në tenxhere, pastaj e kullojmë serisht dhe e vendosim në një shishe dhe e ruajmë në frigorifer.
Nqs dëshironi ta ruani për një kohë të gjatë, sërisht në frigorifer, duhet ta ruajmë në shishe ose vazo, të cilat të mund të vulosen mirë. Në këtë rast duhet të kemi sterilizuar mirë shishet dhe lëngun e limont ta hedhim të nxehtë në shishe. Vendosim kapaket, i mbyllim fort dhe i vendosim përmbys mbi banak ose tavolinë dhe e lëmë të ftohet në temperaturë dhome, Pasi të ftohet e vendosim në frigorifer dhe e përdorim kur të dëshirojmë.
Mund ta përdorim në mënyra të ndryshme. Mënyra më e thjeshtë është : në një gotë hedhim 1/3 nga lëngu i limonit, plotësojmë pjesën tjetër me ujë dhe akull, përziejmë mirë dhe e konsumojmë.
Ju bëftë mirë!

Comments