Pancakes.
- Atidra
- Feb 28, 2021
- 1 min read
3 vezë
2 filxhan caji miell
3 lugë ëmbëlsirë pluhur pjekës
1/2 lugë kafe sodë
6 lugë gjelle sheqer
1 + 1/3 filxhan caji qumësht
6 lugë gjelle gjalp
Si fillim shkrijmë gjalpin në një tigan. Ndërkohë në një tas përziejme miellin, sodën, pluhurin pjekës, sheqerin dhe qumështin. I përziejmë mirë që mos t'na mbeten kokërriza tek brumi. Më pas shtojmë vezët dhe gjalpin dhe vazhdojmë përzierjen derisa të pvrftojmë një masë të njëtrajtëshme. Na nevojitet një (ose edhe 2, për më shpejtë) tigan që nuk ngjisin. Marrim një filxhan të vogël kafeje dhe do e përdorim si masë për brumin që do pjekim. Vendosim tiganin në zjarrë, në temperaturë mesatare. Mbushim filxhanin me brumë dhe e vendosim në qendër të tiganit. Treguesi që pancake është gati për ta kthyer në anën tjetër, janë fluskat që krijohen mbi të. e kthejmë dhe e pjekim për afërsisht 2 minuta ( për të qënë të sigurt e kontrollojmë nga poshtë). E heqim dhe e vendosim në pjatë. Vazhdojmë kështu derisa të mbarojë gjithë brumin. Kjo masë është për 18- 20 pancakes.
Mund ti konsumoni me mjalt, recel por edhe të thjeshta sic janë.
Ju bëftë mirë!

Comments