top of page
Search

Spaghetti me salcë pesto spinaqi.

  • Atidra
  • Mar 19, 2021
  • 1 min read

Përbërësit:

50 gr spinaq

1 thelb hudhër

50 gr bajame të qeruara

6 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjelle lëng limoni

3 lugë gjelle parmexhano

Kripë, Piper

Spaghetti 500 gr


Vendosim ujin për makaronat të vlojë si fillim.

Në një tenxhere ose tigan të thellë, vlojmë për pak sekonda spinaqin ( aq sa të pakësohet volumi i spinaqit). Në një tenxhere të vogël hedhim bajamet ( nqs i kemi me lëkurë) dhe i lëmë për 1 minutë të vlojnë. E heqim nga zjarri dhe i hedhim ujë të ftohtë, derisa të mund ti marrim dhe pastrojmë.

Në grirës vendosim gjithë përbërësit, përveç parmexhanos, dhe i grijmë derisa të përftojmë një masë pureje. Më pas shtojmë edhe djathin dhe vazhdojmë grirjen për disa sekonda.

Zijejmë makaronat në temperaturën që shkruan mbi pako.

Në një tas të madh hedhim salcën e përgatitur dhe përsipër makaronat e nxehta. I përziejmë mirë dhe shtojmë 2 garuzhde nga uji i makaronave dhe vazhdojmë përzierjen.

Servirini të ngrohta me pak parmexhano përsipër.

Ju bëftë mirë!


 
 
 

Comments


Post: Blog2_Post

©2021 by Homemade by Mamma. Proudly created with Wix.com

bottom of page