top of page
Search

Keik pa vezë dhe super i shpejtë

  • Atidra
  • Feb 23, 2021
  • 1 min read

Përbërësit:

  1. 1 + 1/2 filxhan çaji miell gjithëpërdorimësh

  2. 1/2 filxhan çaji sheqer

  3. 1/4 filxhan çaji kakao ( jo e ëmbëlsuar)

  4. 1 lugë kafe sodë

  5. 1/2 lugë kafe kripë

  6. 1 filxhan çaji ujë të nxehtë

  7. 1 lugë gjelle uthull

  8. 5 lugë gjelle vaj luledielli(misëri)

  9. 1 lugë kafe vanilje të lëngët (ose 1 lugë gjelle konjak)

Për çokollatën përsipër ( sipas dëshirës)

  1. 100 ml pana normale

  2. 1 pako cokollatë për ëmbëlsira (125 gr)

Përziejmë miellin me kakaon, sodën, kripën dhe sheqerin së bashku. Më pas shtojmë vajin, uthullën, vaniljen e lëngët ose konjakun dhe ujin e nxehtë. I përziejmë mirë me rrahësen e vezëve dhe e vendosim në tepsi. Për këtë keik nevojitet tepsia që përdorim për cheesecake, ato që çmontohen. Por mund të përdorim dhe tepsitë klasike për keik, duke e lyer tepsinë me gjalp dhe miell. E pjekim për 20 min në temperature 170 gradë. E provojmë me një kunjë dhëmbësh nqs është gati apo jo. Nqs tek kunja e dhëmbëve nuk mbetet brumë, atëherë është gati.

Në një tigan vendosim panën dhe e nxehim. E heqim nga zjarri dhe hedhim brenda çokollatën e copëtuar,e lëmë 5 sa të shkrijë cokollata (jo në zjarrë, thjesht me temperaturën e panës). E përziejmë mirë derisa të shkrijë shumë mirë cokollata.

Marrim keikun dhe përsipër hedhim cokollatën e shkrirë. E konsumojmë të vakët, por edhe të ftohtë.

Ju bëftë mirë!


 
 
 

Comments


Post: Blog2_Post

©2021 by Homemade by Mamma. Proudly created with Wix.com

bottom of page