Makarona elb me pulë
- Atidra
- Jan 30, 2021
- 1 min read
Përbërësit:
1/2 kg gjoks pule
1 pako makarona elb (500gr)
150 gr djath i grirë
1+1/2 litër lëng perimesh ose pule
1 thelb hudhër
1/2 gotë verë të bardhë
50 gr gjalp
kripë
piper
vaj ulliri
Vendosim lëngun e perimeve ose pulës në një tenxhere që të vloj.
Marrim një tenxhere dhe e vendosim të ngrohet. Paralelisht presim pulën në kubikë të vegjël dhe hudhrën. Sapo të jetë ngrohur tenxherja, hedhim 2-3 lugë vaj ullri, gjoksin e pulës dhe hudhrën dhe e skuqim me temperaturë të lartë. E skuqim derisa pula të marrë një ngjyrë të artë në kafe. Pastoj shtojmë makaronat elb dhe i kavërdisim për për 2 minuta. Shuajmë me verë dhe e lëmë derisa të avulloj alkoli që ka vera. Më pas shtojmë një garuzhde nga lëngu që kemi në tenxheren që vlon. Përziejmë mirë derisa lëngu të përthithet nga makaronat. Vazhdojmë sërisht me të njejtën mënyrë. Do vazhdojmë me këtë proces derisa makaronat të jenë gati(mënyra më e mirë pvr ta kuptuar është të provoni makaronën në ka zjerë apo jo). Procesi është i njejtë me përgatittjen e rizotos. Afër fundit hedhim djathin e grirë (mund të përdorni parmexhano, garnd ose grana padana) dh e fikim zjarrin, Hedhim gjalpin dhe përziejmë mirë derisa djathi dhe gjalpi të ketë shkrirë. Konrtollojmë për kripën dhe nqs doni më tepër, shtoni.
E servirni dhe e konsumoni të ngrohtë, duke shtuar dhe piper nqs dëshironi.
Ju bëftë mirë!

Comments