Makarona me karkaleca deti!
- Atidra
- Feb 12, 2021
- 1 min read
Përbërësit:
8-10 karkaleca (me gjithë kokën)
1 qepë të vogël
1 thelb hudhër
1/4 gotë verë të bardhë ose uzo
500 gr domate të grirë ose salcë domatesh
1 pako makarona linguini (sipas dëshirës)
1 lugë kafe sheqer
1/2 tufe majdanoz ose kopër
kripë
piper i zi
vaj ulliri
Fillojmë duke pastruar karkalecat. Si fillim shkëpusim kokën nga trupi, por nuk e hedhim. Heqim lëkurën me kujdes dhe me një thikë të mprehtë, cajmë pak kurrizin e karkalecit dhe heqim zorrën (atë fijen e zezë). Pjesën e bishtit nuk e heqim.
Vendosim një tigan në zjarrë dhe hedhim 4-5 lugë vaj ulliri. Kavërdisim qepvn e grirë imët dhe hudhrën per 3 -4 minuta. Më pas shtojmë karkalecat dhe i kavërdisim dhe ata së bashku me qepën, për 2 minuta (1minut për secilën anë). Hedhim kripë dhe piper sipas dëshirës dhe e shuajmë me verën ose uzo. Sapo të avullojë alkoli, heqim karkalecat dhe i vendosim në një pjatë të thellë dhe i mbështjellim me celofan.
Shtojmë salcën e domateve, sheqerin dhe kokat e karkalecëve dhe i zjejmë në një temperaturë të ulët per 15 minuta. 2 minutat e fundit shtojmë karkalecat dhe i zjejmë së bashku me salcën.
Vlojmë ujin, e kriposim vendosim makaronat për të zjerë, për aq kohë sa thotë paketa, minus 2 minuta. Mbajmë 2 garuzhde ujë nga uji i makaronave dhe i hedhim tek salca. ashkojmë makaronat me saclën dhe i zjejmë për 2 minuta së bashku(ai 2 minutëshi që hoqëm nga zjerja që sygjeronte pakoja). Përziejmë me kujdes makaronat, që mos t'na ngjiten në fund.
I shërbejmë në pjatë, me pak majanoz ose kopër (sipas dëshirës).
Ju bëftë mirë!

Comments