top of page
Search

Ravioli

  • Atidra
  • Jan 20, 2021
  • 2 min read

Përbërësit:

  1. 2 filxhan çaji miell

  2. 2 filxhan semola e imët

  3. 6 vezë

  4. 2 lugë vaj ulliri

  5. pak kripë

Përziejmë të gjithë përbërësit së bashku, deri sa të përftojmë një masë brumi. E punojmë brumin për 5 minuta dhe më pas e mbështjellim me celofan. E lëmë për të paktën 30 min të mbështjellë. Më pas ndajmë brumin në 4 pjesë. Në qoftë se keni makineri për bërjen e makaronave, do jua lehtesojë goxha punën. Në qoftë se jo, s'ka problem. Ajo çka ju nevojitet është thjesht një pec dhe pak mjell i përzierë me semola, çka do ju ndihmoj për hapjen e brumit.

Marrim një nga copat e brumit, i hedhim pak miell dhe fillojmë ta hapim me pec, do pak forcë ç'është e vërteta. E hapim petën në trashësi 2 milimetër. Në përgjithësi përdorim forëm rrethore, por ju mund të përdorni çfardo forme të dëshironi. Nqs keni forma për të prerë petën e hapur, përdorini. Nqs nuk keni, s'ka problem, mund të përdorni një gotë uji, për të prerë petën në forma rrethore. Më pas vendosni mbushjen që dëshironi. Vendosni 1 lugë ëmbëlsirë nga mbushja , në mes të formës së prerë. Bëjmë majën e gishtit tonë me pak ujë dhe njomim anën e gjysmës e fomrës dhe i bshkojmë së bashku. I shtypim lehtësisht anët që të bashkohen në forëm gjysmë hëne. Në një tepsi ku keni vendosur letër pjekjeje, radhisni raviolit, deri sa të mbaroni me pjesën e mbetur. I zjejmë për 5 minuta, (koha e zjerjes varjion nga trashësia e petës, më e trashë më tepër kohë për të zjere). Mund t'i shërbejmë me salca të ndryshme, sipas dëshirës, ose thjesht me gjalp të shkrirë.

Në qoftë se nuk dëshironi ti gatuani në të njejtën ditë që i përgatisni, s'ka problem, mund t'i vendosni në një qeskë(të përshtatshme për ngrije), ti vendosni në ngrirje dhe ti gatuani kur të dëshironi.

Ju bëftë mirë!



 
 
 

Comentarios


Post: Blog2_Post

©2021 by Homemade by Mamma. Proudly created with Wix.com

bottom of page