top of page
Search

Sallatë me salcë mjaltë-mustardë!

  • Atidra
  • Jan 15, 2021
  • 1 min read

Përbërësit për sallatën:

1 sallatë jeshile

6-7 domate të vogla

3 qepëtë njoma

1 fileto gjoks pule

2 lugë gjelle me misër të konservuar

1 lugë gjelle dardhë e tharë (sipas dëshirës)


Për salcën do na nevojiten:

2 lugë gjelle mjaltë

1 +1/2 lugë gjelle mustardë të thjeshtë

1 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë ëmbëlsire me lëng limoni


Si fillim në një tas përziejmë mirë përbërësit e salcës dhe më pas e vendosim salcën në frigorifer, në mënyrë që shijet të lidhen më mirë me njëra-tjetrën.

Marinojmë fileton e pulës me kripë, piper, spec të kuq të ëmbël dhe vaj ulliri. E mbështjellim me celofan dhe e vendosim në frigorifer.

Lajmë përbërësit e tjerë të sallatës dhe i presim në copa.

Vendosim një tigan në zjarrë dhe kur e shohim qv është nxehur, pjekim fileton e pulës. Më pas e lëmë të ftohet pak dhe e presim në kubik ose sipas dëshirës dhe e vendsim në tasin ku kemi sallatën e prerë, Hedhim përsipër salcën e përgatitur dhe përziejmë të gjithë përbërësit së bashku. E shërbejmë pas 10 minutash.

Ju bëftë mirë!


 
 
 

Comments


Post: Blog2_Post

©2021 by Homemade by Mamma. Proudly created with Wix.com

bottom of page