top of page
Search

Sekrete për një sallatë të shijshme!

  • Atidra
  • Jan 26, 2021
  • 1 min read

Sallatat janë një pjesë e pandarë e tryezave tona. Shërbejnë si shoqëruese por edhe si vakt më vete. Ato vijnë në larmishmëri dhe shije të ndryshme. Do mundohem të parashtroj disa këshilla sesi mund të bëni një sallatë sa më të shijshme por edhe të ndryshme.

  1. Zgjidhni perime të sezonit, do ndjeni një shije tjetër.

  2. Kombinoni lloje të ndryshme sallatash, si për shembull spinaq, rukola, lakër të bardhë, kale, etj.

  3. Përdorni perime. Si ato që konsumohen të pagatuara, por edhe ato që mund t'i piqni'.

  4. Mund të përdorni mishin dhe nënprodukte të tija.

  5. Zgjidhni të fusni në perdorim dhe fruta të thata.

  6. Gjithashtu edhe fruta të zakonshme. Do vëreni një ndryshim total në shije.

  7. Nënproduktet e qumështit janë gjithashtu një zgjedhje e përkryer.(djathrat e ndryshëm)

  8. Erëzat janë një pjesë e pandarë e sallatave, si ato të njoma dhe të thata.

  9. Ajo që luan rolin kryesor (për mua) është Salca që përdorim për sallatat. Salcat gjithashtu janë të ndryshme, duke filluar nga më e thjeshta, vaj+limon+kripë+piper, ose mjalt+limon+mustardë+kripë+piper, ose kos+vaj+uthull+kripë+piper, ose majonez+mustardë+vaj+kripë+piper+djath i grirë+hudhër+majdanoz.

  10. Fantazia dhe prova. Duke eksperimentuar gjithmonë, do mësoni të kombinoni shije të paimagjinueshme më parë por gjithashtu dhe se cfarë i përshtatet gustos tuaj.

Ju bëftë mirë!



 
 
 

Комментарии


Post: Blog2_Post

©2021 by Homemade by Mamma. Proudly created with Wix.com

bottom of page