Supë me perime, gjoks pule dhe bukë e thekur
- Atidra
- Jan 29, 2021
- 1 min read
Përbërësit:
1 patate të madhe
2 karrota
1/2 kungull i verdhë(portokalli)
1 kungull të vogël
1 presh
1 qepë normale
1/2 finokio
200 gr kërpudha
2 feta bukë
1/2 kg gjoks pule
Vaj ulliri
kripë
piper
Presim gjithë perimet në kubikë mesatarë dhe i kavërdisim me pak vaj ulliri, për 2-3 minuta.
Më pas shtojmë 1/3 e gjoksit të pulës dhe shtojmë 1 +1/2 litër ujë. E vendosim të vloj për 1 orë e gjysmë në zjarrë të ngadaltë. Afër fundit të zjerjes, shtojmë kripën dhe piperin sipas dëshirës.
Paralel kemi marinuar gjoksin e pulës me kripë, piper dhe vaj ulliri. Vendosim një tigan në zjarrë dhe pasi të jetë ngrohur mirë vendosim gjoksine pulës dhe e pjekim nga të dyja anët. E heqim dhe në po të njetib tigan shtojmë pak vaj ulliri dhe thekim bukën të cilën e kemi prerë në kubikë të vegjël. Kemi kujdes në pjekje, dhe e përzijejmë shpesh bukën, në mënyë që të mos digjet. Kur ti kemi thekërrisur e heqim tiganin nga zjarri.
Marrim blenderin dhe grijmë të gjitha perimet në tenxhere, derisa të përftojmë një masë të njejtë dhe të gjitha perimet të jenë grirë. Presim gjoksin e pulës në kubikë dhe i vendosim mbi pjatë pasi të kemi vendosur supën. Vendosim gjithashtu edhe bukën e thekrrisur. E dekorojmë sipas dëshirës.
Ju bëftë mirë!

Comments