top of page
Search

Supë me perime, mish viçi dhe Lëng Kockash

  • Atidra
  • Feb 1, 2021
  • 1 min read

Përbërësit:

  1. 1 patate të madhe

  2. 2 karrota

  3. 1 kungull jeshil

  4. 1/2 kungull i verdhë

  5. 1 finokio

  6. 200 gr kerpudha shampijon

  7. 1 presh

  8. 1 qepë

  9. 1/2 kg mish viçi

  10. 300 ml lëng kockash

  11. 1/2 tufë majdanoz

  12. kripë

  13. piper

  14. vaj ulliri


Vendosim tenxheren në zjarrë me 4-5 lugë vaj ulliri. Ndërkohë presim mishin e viçit në copa të vogla dhe e kavërdisim në tenxheren e nxehtë, deri sa të marri ngjyrë pjekjeje. Më pas grijmë qepën dhe preshët dhe i kavërdisim për 3 minuta në tenxhere së bashku me mishin. Gjatë kësaj kohe presim në kubikë mesatarë të gjitha perimet dhe i kavërdisim, të gjitha së bashku, gjithashtu për 2 minuta në temperaturë të lartë. Më pas shtojmë lëngun e kockave dhe 1.2 litër ujë të ngrohtë dhe i zjejmë në zjarrë të ngadaltë për 1,5-2 orë (derisa mishi të ketë zjerë). Afër fundit shtojmë kripën dhe piperin sipas dëshirës. E servirim të ngrohtë dhe me pak majdanoz të grirë.

Ju bëftë mirë!





 
 
 

Comments


Post: Blog2_Post

©2021 by Homemade by Mamma. Proudly created with Wix.com

bottom of page