Thjerrëza sallatë
- Atidra
- Jan 22, 2021
- 1 min read
Përbërësit:
250 gr thjerrëza
1 domate
3 qepë të njoma
3 thelpinj hudhër
1 tufë majdanoz
1 konservë sardele
2 lugë misër konservë
kripë
piper
vaj ulliri
uthull
Vendosim thjerrëzat në një tenxhere dhe hedhim në të pak ujë (sa të mbulojë thjerrëzat). E vendosim tenxheren në zjarrë dhe sapo thjerrëzat të marrin një vlim, e heqim, derdhim ujin dhe i shplajmë thjerrëzat. Më pas vendosim 1 litër ujë në tenxhere dhe zjejmë thjerrëzat per 20 minuta( kontrolloni kokrrën nqs ka zjerë mirë). Në 2 minutat e fundit shtojmë kripën sipas dëshirës. Kur të përfundojë zjerja, kullojmë thjerrëzat dhe i lëmë të ftohen.
Presim domaten në kubik të vegjël dhe e shtojmë në një tas. Shtypim hudhrën dhe më pas e presim në copëza të vogla, Presim qepët e njoma, sardelet dhe majdanozin. Shtojmë gjithë përbërësit në një tas dhe më pas shtojmë, kripën, piperin, vajin e ullirit dhe 3 lugë gjelle uthull (sipas dëshirës). Përziejmë mirë gjithë përbërësit dhe e shërbejmë.
Ju bëftë mirë!

Comments