top of page
Search

Ëmbëlsirë me petë dhe portokalle (portokalopita në greqisht

  • Atidra
  • Jan 26, 2021
  • 1 min read
  1. Përbërësit janë: 1 pako petë për bakllava 450-500 gr 3 vezë 200 ml qumësht 200 ml vaj luledielli 2 vanilje pluhur Lekurën e 3 portokalleve Lëngun e 3 portokalleve 200 gr sheqer 2 lugë ëmbëlsirë pluhur pjekje (baking powder)

  2. Për sherbetin na nevojiten: 250 ml ujë 200 gr sheqer Lëngun e 1 + 1/2 limoni

Presim petët në rripa të hollë dhe I vendosim mbi një tepsi të thahen për 2 orë. Rrahim me mikser të bardhat e vezëve deri sa të krijohet shumë shkumë. Shtojmë sheqerin gradualisht dhe vazhdojmë përzierjen. Më pas shtojmë të verdhat e vezëve një nga një dhe vazhdojmë rrahjen. Me ngadalë shtojmë vajin e lulediellit dhe njëkohësisht vazhdojmë përzierjen. Edhe qumështin e shtojmë po njësoj. Më pas tek tasi hedhim vaniljet, pluhurin pjekës, lekurën dhe lëngun e portokalleve dhe I përziejmë ngadalë. Fillojmë të shtojmë me kujdes dhe nga pak petët dhe marrim nje pirun ose lugë për t'i përzier. Vazhdojmë në këtë mënyrë deri sa të mbarojmë petët. Marrim një tepsi, e lyejmë me pak vaj dhe shtojmë masën e përftuar. E pjekim në furrë të parangrohur, në temperaturë 160°C për 50 minuta. Në një tenxhere shtojmë përbërësit e sherbetit dhe e vlojmë për 10 minuta. E sherbetosim kur ëmbëlsira të jetë e vakët dhe sherbeti I ngrohtë. E mbulojmë me letër alumini dhe e lëmë për të paktën 2 orë. P.s1 nqs nuk keni petë mund të tollni vet 10 copë (nqs dini ) P.s2 Përdorni portokalle mesatare.

Ju bëftë mirë!


 
 
 

コメント


Post: Blog2_Post

©2021 by Homemade by Mamma. Proudly created with Wix.com

bottom of page